
Nga ekipi më i rëndësishëm në botë tek më i rëndësishmi në Greqi. Marcelo, ish-anësori i Real Madridit, fituesi i pesë Champions League me “Los Blanos”, është tashmë një lojtar i ri i Olympiacos.
Për ta konfirmuar këtë angazhim të ri të brazilianit mendoi i njëjti klub grek në profilin e tij në Twitter dhe kanale të tjera sociale.
Marcelo, i cili ka fituar praktikisht gjithçka në karrierën e tij, ka mundësinë të shtojë një tjetër trofe në “palmaresin” e tij të pakufishëm. Olympiacos ka fituar 47 herë kampionatin grek dhe do të marrë pjesë në “Europa League” e ardhshme.
Ndryshe nga ish-shoku i skuadrës, Cristiano Ronaldo, Marcelo ka vendosur të pranojë të mos luajë në Champions League.
Braziliani ishte lidhur me disa skuadra mes Europës dhe Amerikës së Jugut, mes tyre edhe Lazio, por në fund vendosi të pranojë ofertën e grekëve.
Ένας αληθινός ΘΡΥΛΟΣ του ποδοσφαίρου στον ΟΛΥΜΠΙΑΚΟ! / A true football LEGEND joins OLYMPIACOS! 🔴⚪️ 🇧🇷
Welcome MARCELO to Piraeus 🔴⚪️🇬🇷 @MarceloM12 #Olympiacos #Marcelo #M12 #Legend #WelcomeMarcelo #Football #Piraeus #Greece #Brazil #WeKeepOnDreaming pic.twitter.com/eR2CdVi8tA
— Olympiacos FC (@olympiacosfc) September 2, 2022
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





