
Një tërmet me magnitudë 3.9 ka tronditur Lihtenshtajnin ditën e sotme, duke shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët.
Sipas Shërbimit Sizmologjik Zviceran (SED), epiqendra e tërmetit ishte në Lihtenshtajn, më saktë në Trizenberg. Fakti më interesant ëhstë se dy tërmetet ndodhën pikërisht në kohën kur parlamenti i shtetit po merrej me një postulat për sigurimin e tërmeteve për Lihtenshtajnin.
Lëkundja e parë gjatë votimit të nisur nga ligjvënësja e FBP-së, Bettina Petzold-Mahr shkaktoi humor për deputetët e FBP, ndërsa pak më vonë, lëkundja e dytë shumë më e fortë tronditi Dhomën e Përfaqësuesve, duke shkaktuar frikë, e po ashtu bëri që mbledhja të ndërprutje për një kohë të shkurtër.
Policia e Lihtenshtajnit tha në një deklaratë se ata morën një numër të madh telefonatash nga qytetarë të shqetësuar pas tërmeteve, por deri më tani nuk ka raportime për lëndime ose dëme materiale.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





