Transmetuar më 03-09-2022, 07:25

"Ne punojmë me bindje dhe identitet. Duhet të ndjekim idetë tona, duam të luajmë në maksimumin tonë. Në një ndeshje si derbi duhet të luajmë mirë në të dyja fazat”. Stefano Pioli doli në konferencë shtypi në funksion të supersfidës Milan-Inter, e planifikuar për nesër në orën 18:00.

Trajneri kuqezi nuk mungoi të analizojë merkaton e verës që sapo përfundoi me ardhjen e De Ketelaere, Thiaw, Vranckx, Adli, Dest dhe Origi: “Investimi te të rinjtë e talentuar është një parim i zakonshëm këtu te Milani. Në seancë patëm gjithashtu mundësinë të konfirmojmë thelbin e fortë të titullit për t’i dhënë vazhdimësi projektit tonë”.

Ish-lojtari i “Djallit” Hakan Çalhanoglu tha se Milani do të arrijë në derbi me zjarr përbrenda: "Nuk ka rëndësi me apo pa zjarr. Rëndësi ka si luan, duhet shumë qartësi në ndeshje si kjo, të gjithë e dimë. Pronarët e rinj, prezent në stadium? Është bukur, e di që duan ta bëjnë Milanin edhe më solid në nivel klubi.”

Një derbi pa një protagonist të madh, Romelu Lukaku: “Mungoi edhe sezonin e kaluar. Pavarësisht se kush është në fushë, ndeshjet si këto duhet të përgatiten në mënyrën më të mirë të mundshme. Origi? Do ta fillojë nga pankina”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd