Transmetuar më 02-09-2022, 14:11

Të gjithë e njohin Brooklyn Beckham, por ne e dimë se fama e tij e madhe rrjedh nga ajo e babait, David. Shpesh 23-vjeçari, i martuar së fundmi me aktoren Nicola Peltz, poston video në Instagram, në të cilat synon të kalojë në kuzhinë me pjata të të gjitha llojeve dhe etnive.

Kohët e fundit, tiktokeri i famshëm Daniel Mac, i cili ka 12.9 milionë ndjekës në kanalin e tij, e ndaloi hipur mbi një McLaren P1 me ngjyrë të kuqe, me vlerë 1 milion euro, dhe e intervistoi. Nga video e shkurtër, mesazhi që del është se djali i ish-futbollistit të famshëm anglez ka mundur të blejë këtë supermakinë luksoze falë punës së tij… si kuzhinier!

Por a mund të përkufizohet vërtet Brooklyn si i tillë? Dhe mbi të gjitha…, vërtet falë kësaj “rroge” e bleu McLaren? Brooklyn ka parë gjithmonë nga e ardhmja me synimin për të ndjekur karriera krejtësisht të ndryshme.

Fillimisht synimi i tij ishte të ndiqte hapat e të atit, duke u bërë futbollist, më pas ndryshoi mendje dhe dëshironte të bëhej fotograf, derisa zgjedhja e tij ra te kuzhina. Pikërisht për këtë arsye atij iu ofrua një program i quajtur "Cookin with Brooklyn", ndonëse kuzhinieri aspirant nuk gatuan në fakt, por bashkon përbërës të përgatitur nga kuzhinierë profesionistë.

Pavarësisht kësaj, dëshira e tij për të qenë një kuzhinier i madh vazhdon deri në fund dhe del nga intervista me Daniel. Tiktokeri iu afrua të riut Beckham duke e pyetur se çfarë bën për jetesën luksoze dhe si e ka blerë McLaren-in spektakolar, iu përgjigj: Kuzhinier.

Pyetjes "pra ju jeni kuzhinieri më i mirë në botë", djali i Beckham iu përgjigj: Po përpiqem. Mirëpo, kjo ngjalli të qeshura dhe zemërim tek disa fansa, të cilët panë pak teprim në fjalët e tij. E vërteta është se Brooklyn definitivisht mund të përballojë një McLaren më shumë për atë që përfaqëson. Në fund të fundit, asnjë kuzhinier aspirues në fillim të karrierës së tij nuk vjen në shtëpi me aq shumë para sa të mund të përballojë një McLaren.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd