
Sulmuesi i Wiganit, Wyke u rrëzua në fushën e stërvitjes, kur zemra e tij pushoi së rrahuri për katër minuta. Në një kthesë të jashtëzakonshme të fatit, menaxheri i Wiganit, Leam Richardson ishte i pari në skenë për të kryer CPR (ndërhyrjen me defibrilator), vetëm dy javë pasi stafi drejtues në klub kishte marrë trajnime për të mësuar se si të kryente procedurat e shpëtimit.
Wyke i është vendosur tashmë një defibrilator në gjoks, i ngjashëm me atë që ka mesfushori i Manchester United, Eriksen. Ai u rikthye në fushë fundjavën e kaluar, duke e nisur ndeshjen nga pankina. Kanë qenë nëntë muaj të vështirë për ish-sulmuesin e Sunderland, i cili mendoi disa herë se do t’i duhej të tërhiqej nag futbolli si rezultat i procedurave spitalore që duhej të duronte.

Wyke i tha “Sky Sports” në një intervistë ekskluzive: "Ishte dita më e frikshme e jetës sime. Unë isha duke u stërvitur normalisht dhe pastaj, krejt papritur, u zgjova përtokë, me uniformën time të prerë, me pesë pjesëtarë të stafit mbi mua. Nuk e kisha idenë se çfarë kishte ndodhur.
Gjëja e fundit që mbaj mend ishte se shkova te trajneri për t’i thënë se do të rrëzohesha, por nuk munda t’i nxirrja fjalët. Më pas kuptova se ishte trajneri, ai që përdori CPR dhe më bëri të merrja përsëri frymë.
Ai udhëtim drejt spitalit në ambulancë ishte shumë i frikshëm. Kur më thanë se ishte një arrest kardiak, menjëherë mendova se karriera ime futbollistike kishte përfunduar. Unë isha absolutisht i shkatërruar”.

Wyke thotë se është këtu vetëm sot falë veprimeve të trajnerit të tij dhe mjekut: “Më thanë se trajneri më kapi teksa u rrëzova dhe brenda dy sekondave ai ishte me defibrilator në gjoksin tim. Zemra ime ndaloi për katër minuta, gjë që ishte vërtet e frikshme. Nuk do të isha këtu tani, nëse nuk do të ishte për trajnerin dhe mjekun. Ata janë heronjtë e mi, më shpëtuan jetën.
Wyke ka një defibrilator nënlëkuror për të parandaluar shfaqjen e një “qarku tjetër të shkurtër”. Ai ngre këmishën dhe tregon atë lloj kutie që ka në anën e majtë, nën lëkurë. Nëntë muaj më parë, pas asaj sëmundjeje të papritur, as që e besonte se do ta shihte sërish drejtkëndëshin e gjelbër si futbollist:
“Kthimi në fushë më bëri të ndihem më mirë. Është beteja më e vështirë që kam jetuar ndonjëherë dhe gjeta një forcë të brendshme që nuk e mendoja se e kisha. Christian ishte një model për mua, një shembull për t’u bërë i fortë dhe me guxim për të luajtur sërish”.
We normally celebrate #MondayMotivation with a great goal or piece of skill. Today, is different.
Charlie Wyke suffered a cardiac arrest in training last November. On 20 August he played again for @LaticsOfficial. An inspiring story.pic.twitter.com/iYORcoblXr
— FIFA (@FIFAcom) August 29, 2022
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





