Transmetuar më 02-09-2022, 10:13

Elbasan- Ka mbërritur në gjykatën e Elbasanit shtetasi turk Faruk Fatih Ozër 28 vjecari do të njihet me masën e sigurisë ndersa mësohet se prokuroria e përfaqësuar nga kryeprokurori Kreshnik Ajazi do të kërkojë Caktimin e masës provizore të sigurimit personal shtrënguese “Arrest në burg”. Gjykatws i gatshem mësohet se është Elis Dine. Ai u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, ndërsa ai ishte parë të qarkullonte edhe më vendin tonë. (Noa.al/M.D)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





