Transmetuar më 02-09-2022, 10:11

Është edicioni i 79-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. Gjatë ditëve në vijim, tapeti i kuq i eventit do të presë disa nga aktorët, modelet dhe influencuesit më të njohur ndërkombëtarisht.

Mes tyre, Georgina Rodríguez. Partnerja e Cristiano Ronaldos është e rregullt në këtë event prestigjioz dhe një nga personalitetet që ngjall më shumë kuriozitet tek njerëzit, pasi pamja e saj nuk lë askënd indiferent.

Georgina Rodríguez en la alfombra roja de Venecia.

Me këtë rast, Georgina Rodríguez ka zgjedhur një stil që ka lidhje të caktuar me "artin e shtatë". Veshja dhe frizurat e saj të kujtojnë (madje shumë) atë të aktores Audrey Hepburn në një nga filmat e saj më ikonë, "Breakfast at Tiffany’s".

Modelja mori pjesë në premierën e "Tar", një film me Cate Blanchett si protagoniste dhe me regji të Todd Field, e veshur me një fustan të zi saten, me një dekolte të mbyllur, një e çarë e gjerë anash, nga e cila tregonte këmbën e saj në secilën prej pozave.

Përveç kësaj, ajo e ka kurorëzuar këtë "look" me një topuz të flokëve, shoqëruar me balluke anash, që ndoshta mund të jenë edhe një model flokësh. Georgina Rodríguez dëshironte t’i jepte fustanit një qasje shumë personale me një gjerdan të mrekullueshëm në ngjyrë ari, me një lule të zezë në qendër.

Sa i përket grimit, influencuesja ka zgjedhur t’i japë më shumë forcë pamjes së saj me një buzëkuq në ton natyral. Zbarkimi i Georgina Rodríguez në këtë qytet dhe event është gjithmonë plot pritshmëri, ndaj edhe këtë vit nuk do të ketë më pak vëmendje.

Influencuesja tashmë është bërë lajm duke postuar një foto në rrjetet e saj sociale, duke pozuar para avionit të saj privat. “Sono arrivata”, – ka shkruar ajo në Instagram, me një "look" të spikatur.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd