
Turqi- Çaste paniku në ngushticën e Bosfororit. Anija e mallrave 173 metra e gjatë, e quajtur "LADY ZEHMA" me flamur liberian, mundi të ndalonte 100 metra nga bregu i Bebekut. Kjo pasi anijes iu bllokua timoni.
Nga aksidenti nuk ka pasur viktima, të lënduar apo dëme materiale. Ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Bregdetare njoftoi se në vendngjarje janë nisur 5 rimorkiatorë dhe 2 skafë, qarkullimi i anijeve në Bosfor është pezulluar.
"Anijet tona Rescue-5, Rescue-6, Rescue-9, Rescue-12, Nazım Tur rimorkiatorë, KEGM-3, KEGM-5 u dërguan në vendngjarje për anijen e ngarkesave 173 metra të quajtur Lady. Zehma. Trafiku i anijeve në Bosfor u pezullua. Marrje,”- u dha në deklaratën zyrtare.
Ukrayna’dan gelen "Lady Zehma" isimli kargo gemisi, dümen arızası nedeniyle İstanbul Bebek'te karaya oturdu. Kaza nedeniyle Boğaz trafiği askıya alındı. pic.twitter.com/aHCBmAFBns
— NTVRadyo (@ntvradyo) September 1, 2022
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





