Transmetuar më 01-09-2022, 21:16

TURQI- Qëllohet me shtatë plumba drejt Selisë së Federatës Turke të Futbollit. Sulmi me armë u krye nga një person ende i paidentifikuar.

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ömer Çelik, e bëri të ditur lajmin gjatë një konference rutinë me gazetarët, duke thënë se ai kishte folur me Presidentin e Federatës së Futbollit, Mehmet Büyükekşi me telefon duke pyetur për gjendjen e tij.

Agjencia private e lajmeve Demirören (DHA) tha se shtatë plumba goditën ndërtesën gjatë një takimi të Bordit të Federatës. Agresori u arratis me një automjet në pritje përpara se të arrinin forcat e sigurisë.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Federata. "Policia do t’i zbardhë më vonë të gjitha detajet", tha Çelik. Ekipet kryesore të futbollit në Turqi e dënuan sulmin.

Fenerbahçe me qendër në Stamboll e dënoi ashpër sulmin dhe tha se ata kanë besim të plotë se policia dhe hetuesit së shpejti do t’i gjejnë autorët. Galatasaray, Beşiktaş ,Trabzonspor dhe Istanbul Başakşehir e dënuan ashpër sulmin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd