Transmetuar më 01-09-2022, 13:20

Elbasan- Kapet i shpalluri në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës Operacionale në DVP Elbasan, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, për vendndodhjen e një personi në kërkim, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Escape”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi e Azem Demogllava, 40 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 12.08.2022, gjatë kontrollit në territorin përreth banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara disa bimë narkotike.

Në vijim të veprimeve hetimore është arrestuar edhe shtetasi Urim Kuka, 41 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka strehuar në banesën e tij, shtetasin Azem Demogllava., pas shpalljes në kërkim nga Policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd