Transmetuar më 01-09-2022, 11:18

Roma ka një fillim të mrekullueshëm të sezonit të ri në Serie A. Pasi mposhti Monza 3-0, skuadra e Jose Mourinhos është e para në renditje, me gjashtë gola pro dhe vetëm një kundër.

E gjithë bota romake është e emocionuar për këtë fillim të admirueshëm, që kur lidershipi i klubit ruajti bazën e skuadrës kampione të Ligës së Konferencës dhe është përforcuar në mënyrë të shkëlqyer. Pikërisht në këtë kontekst, Paulo Dybala pati debutimin si golashënues në ekipin e tij të ri.

Argjentinasi shënoi dy gola për fitoren ndaj Monza. Ai është i shpejtë, i shkathët, plot solidariteti si zakonisht. Dybala po shfaqet plot uri për të luajtur dhe provuar të jetë një opsion jo vetëm për José Mourinhon, por edhe për Lionel Scaloni, i cili këto ditë pritet të detajojë listën e të thirrurve për Botërorin e Katarit 2022.

Në të mund të jetë edhe “Joya”, ndonëse vendi i tij nuk është ende i sigurt si ai i të tjerëve. Megjithatë, për Mourinhon, ai duhet të jetë ndër 23 lojtarët e Albiceleste për Botërorin e parë të vjeshtës në histori.

Portugezi, besnik në stilin e tij, me atë humorin karakteristik, shfrytëzoi rastin për t’i dërguar një mesazh delikat Scalonit: "Ndoshta Scaloni na ka borxh një shishe verë për të festuar, se po i dërgojmë një lojtar më të mirë për Katar 2022".

Dybala konsiderohet nga Scaloni si zëvendësuesi i përsosur për Messin. Në çdo rast, ai e ka vendin e tij si në të djathtë, ashtu edhe në të majtë, por jo si qendërsulmues, ku rivaliteti angazhon Lautaro Martínez, Tucu Correa dhe Julián Álvarez. E garantuar gjithsesi është që,  nëse vazhdon në këtë nivel, thirrja e Dybala për në Botërorin e Katarit, duket diçka e paevitueshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd