Transmetuar më 01-09-2022, 10:33

Një denoncim ka ardhur për autoritetet policore greke teksa një grua ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj, shqiptar për përdhunim.
Media greke Protothema.gr raporton se çifti kishte katër vite i divorcuar.
Sakaq shqiptari, 45 vjeç ka mohuar akuzat e ish-bashkëshortes, duke thënë se çdo gjë që ndodhi mes tyre ndodhi me dëshirën e të dyve.
Megjithatë gruaja origjina e cila nuk dihet nëse është ose jo dhe ajo me origjinë shqiptare, ka thënë në polici se ish-bashkëshorti hyri me dhunë në shtëpinë e saj, e kërcënoi me vdekje dhe më pas e përdhunoi.
Gjithashtu mësohet se shqiptari qendronte në Greqi ilegalisht.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





