Transmetuar më 01-09-2022, 08:45

"Kemi kaluar gati një çerek shekulli bashkë, kemi shijuar gjithçka e në të gjitha aspektet, sepse unë isha vërtet i çmendur në dashurinë ndaj gruas sime. Nëse ajo (Ilary) do të kishte bërë diçka më shumë, nuk do të largohesha kurrë prej saj, kjo është e qartë".

Me këto fjalë Francesco Totti do ta komentonte me mikun e tij Alex Nuccetelli fundin e martesës me prezantuesen e Mediaset. Për ta raportuar këtë ka menduar “Corriere della Sera”. Kësisoji, ish-kapiteni i Romës do të ishte përpjekur në çdo mënyrë për ta shmangur ndarjen, por për t’i vënë ‘pikat mbi I’ historisë në drejtim tjetër do të vepronte Blasi.

Marrëdhëniet mes Francesco Tottit dhe Ilary Blasi janë të tensionuara dhe të komplikuara aktualisht. Siç thotë e përjavshmja “Chi”: “Mes të dyve nuk ka pasur as një shkëmbim fjalësh, as mes familjeve të tyre, pas ndarjes”.

Revista e njohur e “gossip” në Itali nënvizon gjithashtu se avokatët e ish-futbollistit kanë zyrtarizuar ditët e fundit një akt “paqeje”, i cili parashikon që shtëpia kryesore të mbetet në dispozicion të fëmijëve dhe prindërit të qëndrojnë me radhë, sipas grafikut të kujdestarisë, brenda të njëjtës banesë, duke caktuar ditë të ndryshme për të dy.

Përveç kësaj, dy prindërit e ndarë tashmë janë angazhuar të ndalojnë rrjedhën e lajmeve për këtë aferë, për hir të tre fëmijëve.

"Për momentin nuk ekzistojnë kushtet për një zgjidhje paqësore", – zbuloi “Chi”, – por bashkangjitja e së famshmes Annamaria Bernardini De Pace me ekipin e avokatëve të Tottit mund të ndihmojë në zbutjen e zemërimit të Ilary dhe ndoshta të favorizojë një pikë takimi".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd