
Tiranë- Ndonëse prej ditësh flitej për dorëheqjen e Gledis Nanos, dje Këshilli i Ministrave vendosi ta shkarkojë si Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Por me sa duket ka qenë një rrugë jo e shkurtër deri të ky vendim.
Burime bëjnë me dije se ka pasur debate mes Ministrit të Brendshëm Çuçi dhe Gledis Nano. Debatet mes tyre kanë qenë me tone të ashpra.
Ministri i ka kërkuar dorëheqjen Nanos, por ai e ka refuzuar. Çuçi i ka lënë një afat, por nga ana e Nanos nuk e ka marrë parasysh dhe më pas ai është shkarkuar. Mësohet se përplasjet mes tyre vijnë për dy arsye, së pari lidhet me situatën kriminale në vend, i cili është tronditur kohët e fundit nga disa ngjarje të rënda dhe së dyti, ka të bëjë me emërimin e disa drejtuesve në policia. Z. Nano ka kundërshtuar disa emra të cilët me sa duket i janë diktuar për të drejtuar drejtori apo seksione të veçanta.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





