Transmetuar më 30-08-2022, 10:14

Arrestohet bosi i kriptomonedhave turke Faruk Ozer.

Mësohet se Ozer është kapur në Elbasan, ku fshihej në një banesë.

Boss-i i kriptomonedhave turke akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale. Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen me ndihmën e motrës së tij dhe u arratis drejt Shqipërisë.

Më 20 prill, Ozer ka mbërritur në Shqipëri me avion. Më herët është vënë vënë në pranga edhe shqiptari Altjan Canaj që dyshohet se ndihmoi Ozerin të arratisej e fshihej.

Nga pamjet e marra nga aeroporti në Rinas, Ozer shihej duke u transportuar nga hoteli në aeroportin ‘Nënë Tereza’, në një tjetër destinacion.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd