Gjithçka që duhet të dini për Samsung Galaxy Z Fold4 dhe Z Flip4
Suksesi i Samsung po ndryshon botën e smartphone-ve. Më 10 gusht Samsung prezantoi gjeneratën e katërt të smartphone-ve të palosshëm: Galaxy Z Flip4 dhe Galaxy Z Fold4. Dizajni që ndryshon formën, ekrane që të përfshijnë në zemër të përmbajtjes, veçori që lehtësojnë kryerjen e disa detyrave njëkohësisht, foto dhe video pa duar, janë vetëm disa nga përfitimet që seria e re Galaxy Z ofron. Ne po ju tregojmë disa nga veçoritë kryesore.
Galaxy Z Fold4 – Kryeni disa detyra njëkohësisht falë funksionalitetit të shtuar
Me këtë smartphone, kryerja e shumë detyrave njëkohësisht është më i lehtë se kurrë, kështu që përdoruesit mund të bëjnë më shumë edhe kur janë në lëvizje. Shiriti i ri Taskbar ofron një plan të ngjashëm me kompjuterin tuaj, duke ofruar akses në aplikacionet tuaja të preferuara. Përvoja e ‘multitasking’ është edhe më e plotë falë SPen, duke mundësuar vizatimin dhe mbajtjen e shënimeve në Galaxy Z Fold4. Për më tepër, është pajisja e parë që vjen me Android 12L, një version i veçantë i Android i krijuar nga Google për eksperienca me ekran të madh, përfshirë pajisjet e palosshme.
Samsung ka vazhduar bashkëpunimin me Google dhe Microsoft për të zgjeruar numrin e aplikacioneve me Flex Mode, funksione të veçante të cilat janë të disponueshme kur telefoni është gjysmë i hapur. Chrome dhe Gmail mbështetin funksionalitetin drag-and-drop për të dërguar skedarë apo lidhje ndërsa Outlook ka një pamje të përshtatur për ekranet e mëdha.
Për sa i përket kameras, Galaxy Z Fold4 vjen me një lente të gjerë të përmirësuar 50 MP dhe lente zmadhimi 30x. Me madhësinë më të madhe të pikselit, një sensor 23 përqind më të ndritshëm dhe fuqinë e përmirësuar të përpunimit, përdoruesit mund të kapin imazhe të qarta edhe gjatë natës.
Galaxy Z Flip4 – Eksperienca të reja fotografike
Galaxy Z Flip4 prezantoi FlexCam, perfekte për të xhiruar video pa duar ose shkrepur selfie në grup në kënde të ndryshme duke e palosur pjesërisht smartphone-n. Për më tepër, mund të shkrepni selfie me cilësi të lartë direkt nga ekrani duke përdorur kamerën kryesore falë Quick Shot të përmirësuar. Filloni regjistrimin e videos me cilësi të lartë në modalitetin Quick Shot dhe më pas kaloni pa më të voglin problem në Flex Mode për të vazhduar regjistrimin pa duar pa e ndalur videon.
Gjithashtu, Galaxy Z Flip4 vjen me një kamer të përmirësuar të pajisur me një sensor 65% më të ndritshëm të mundësuar nga platforma celulare Snapdragon® 8+ Gen 1 për foto dhe video më të qarta – ditën ose natën.
Dizajnuar për të tejkaluar pritshmëritë
Gjenerata e re e smartphone-ve Galaxy Z është një kombinim i cilësisë dhe qëndrueshmërisë, me një dizajn fleksibël po aq sa elegant.
Dizajni kompakt si guaskë i Galaxy Z Flip4 ofron përvoja unike që nuk janë të disponueshme në asnjë smartphone tjetër. Mund ta përdorni si një smartphone i zakonshëm falë ekranit kryesor 6,7 inç ose ta palosni në madhësinë e duhur për t’u futur në xhep dhe të përdorni ekranin e jashtëm 1.9-inç. Galaxy Z Flip4 përshtatet me stilin e çdo përdoruesi pasi vjen në ngjyrat: Grafit, Rozë e Artë, Blu dhe Ngjyrë Vjollcë.
Ndërsa, Galaxy Z Fold4 ofron dy telefona në një. Ai mund të përdoret lehtësisht me njërën dorë falë ekranit të tij të kapakut 6,2 inç dhe gjithashtu mund ta hapni për të qenë sa më produktiv falë ekranit kryesor 7,6 inç. Dhe kur ju duhet ta përdorni pa duar, thjesht vendoseni në një sipërfaqe të sheshtë, gjeni një kënd të mirë dhe lëreni aty ndërsa zhvilloni aktivitetet tuaja. Galaxy Z Fold4 ofrohet në ngjyrat e rafinuara që përfshijnë gri në të gjelbër, bezhë dhe të zezë të tejdukshme.
Galaxy Z Flip4 dhe Z Fold4 janë pajisjet më të forta të palosshme ndonjëherë, falë kornizave Armor Aluminium dhe Corning® Gorilla® Glass Victus®+ ekskluziv. Për më tepër, Z Flip4 dhe Z Fold4 janë rezistente ndaj ujit pasi janë të pajisura me IPX8[1].
Duke nisur nga data 26 gusht, Galaxy Z Flip4 dhe Galaxy Z Fold4 janë zyrtarisht në shitje në Shqipëri. Çmimi i sugjeruar me pakicë në Shqipëri për Galaxy Z Fold4 është 209.999 Lekë në versionin 256GB dhe 224.999 në versionin 512GB. Ndërsa, Galaxy Z Flip4 do të jetë i disponueshëm me një çmim të rekomanduar me pakicë prej 127.999 Lekë në versionin 256GB.
Për më shumë informacion, vizitoni: https://www.samsung.com/al/
[1] IPX8 bazohet në kushtet e testimit për zhytje deri në 1,5 metra në ujë të ëmbël për deri në 30 minuta. Nuk këshillohet të përdoret në plazh apo në pishinë. Nuk është rezistent ndaj pluhurit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd