MAQEDONI E VERIUT- Maqedonia e Veriut po përgatitet për menaxhimin e krizës energjitike.
Siç është paralajmëruar, sot pritet të shpallet kriza energjitike në vendin fqinje.
Vendimi do të jetë i vlefshëm nga 1 shtatori, ndërsa sipas paralajmërimeve të autoriteteve nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike në periudhën e dimrit nëse gjithçka shkon sipas planit. Masat do jenë të vlefshme më deri më 31 mars të vitit të ardhshëm.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha për media se nuk pret të ketë kufizime nëse gjithçka shkon sipas planit të Kompanisë elektroekonomike të Maqedonisë së Veriut.
Sipas drejtorit SHA EMV, Vasko Kovaçevski, kompania punon me kapacitet maksimal sipas kapaciteteve aktuale të termocentraleve dhe resurseve.
Qeveria më 16 gusht shpalli masat për kursimin e energjisë elektrike deri në 15 për qind të cilat do të vlejnë deri në mars të vitit të ardhshëm. Për familjet dhe kompanitë ato janë në formë rekomandimi, ndërsa për institucionet shtetërore ka detyrime konkrete.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd