Transmetuar më 20-08-2022, 17:25

Tiranë- Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1407 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 495 qytetarë, në këto bashki: 113 në Tiranë, 34 në Durrës, 23 në Fier, 22 në Lushnje, 20 në Devoll, 19 në Sarandë, 18 në Kavajë, nga 17 qytetarë në Shkodër, Elbasan, 15 në Vlorë, 13 në Gjirokastër, 12 në Pogradec, nga 11 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Berat, nga 10 qytetarë në Shijak, Divjakë, nga 9 qytetarë në Krujë, Himarë, Belsh, 8 në Kolonjë, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Tepelenë, 6 në Peqin, nga 5 qytetarë në Rrogozhinë, Korçë, nga 4 qytetarë në Vorë, Dibër, Mallakastër, Maliq, Dimal, Gramsh, nga 3 qytetarë në Kurbin, Bulqizë, Mat, Përmet, Kuçovë, nga 2 qytetarë në Kukës, Roskovec, Selenicë, Delvinë, Skrapar, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Has, Mirditë, Patos, Këlcyrë. Janë 3,781 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 62 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. Janë shëruar 437 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 317,233 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Gusht 2022) Raste të reja ditore 495 Të shëruar në 24 orë 437 Të shtruar në spitale 22 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 1407

Testime totale 1,950,326 Raste pozitive 324,590 Raste të shëruara 317,233 Raste Aktive 3,781 Humbje jete 3,576

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,565 Fier 481 Durrës 323 Vlorë 299 Korçë 225 Elbasan 190 Shkodër 179 Gjirokastër 170 Berat 137 Lezhë 136 Dibër 59 Kukës 17