Specialisti i teknologjisë Matty McTech zbuloi hakimin special që shumica e njerëzve ndoshta nuk e dinin se ekzistonte.
Dhe mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të gjetur saktësisht se kush po shet gjithashtu të dhënat tuaja.
E tëra çfarë ju duhet të bëni është të shtoni një simbol + pas emrit tuaj ekzistues të emailit, i ndjekur nga çdo fjalë që ju pëlqen. Më pas, shkruani @gmail.com e zakonshme në fund.
Për shembull, nëse adresa juaj e emailit është: [email protected]; mund të krijoni [email protected], [email protected] dhe pothuajse çdo gjë.
Pavarësisht se çfarë shtoni, gjithçka do të shkojë drejtpërdrejt në kutinë tuaj kryesore hyrëse të Gmail.
Pse është kjo një ide e zgjuar? Epo, nëse dyshoni se të dhënat tuaja personale shiten ose përdoren, kjo mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për t’i kapur ato.
Kështu, herën tjetër që regjistroheni në një sajt ose shërbim, shtoni emrin e tyre pas shenjës +.
Pastaj, nëse papritmas filloni të merrni emaile të padëshiruara, ju e dini se kush është burimi. "Vetëm shtoni emrin e tyre në fund të adresës tuaj të emailit, – sqaroi ai. – Pastaj, nëse merrni ndonjë email të padëshiruar në këtë adresë, do të dini se kjo faqe interneti ka shitur të dhënat tuaja".