Transmetuar më 18-08-2022, 09:03

Itali- Një vajzë 10 vjeçare nga Anzio, Romë kërkoi ndihmë nga 112 duke thën se i ati po ushtrronte dhunë ndaj të emës. Ngjarja ka ndodhur në gushtë, ndërsa baba i fëmijës është arrestuar.

Mësohet se gjatë dhunës vajza e vogël është fshehur në dhomën e saj të gjumit dhe ka gjetur guximit të njoftojë policinë dhe të kërkojë ndërhyrje të menjëhershme.

Efektivët e policisë kanë mbërritur në shtëpinë e zonës Nettunense dhe kanë bllokuar 44-vjeçarin italian për veprën penale të dhunës së rëndë në familje.

Sipas asaj që u konstatua, burri ka qenë edhe më parë i ndaluar për dhunë në familje. (noa.al/M.D)