Transmetuar më 18-08-2022, 08:36

Dibër  – Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Policia raporton se një këmbësor është aksidentuar për vdekje nga një makinë. Edhe pse kanë kaluar disa orë që nga ngjarja e rëndë viktima ende nuk është identifikuar.

Policia ka arrestuar shoferin H.V 69-vjeç banues në Peshkopi. (noa.al/M.D)