Transmetuar më 17-08-2022, 23:13

SARANDË- Kamerieri Xhanelo Tarja u arrestua nga policia në mbrëmjen e sotme, pas vrasjes së 41-vjeçarit Klodian Bakiaj. Policia tha se 24-vjeçari nga Laçi ishte fshehur dy pallate larg vendit në ngjarjes në një garazh.

Ngjarja ndodhi këtë pasdite në orën 18:30, në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. Pas një sherri të çastit, Tarja akuzohet se qëlloi me thikë Bakiajn.

41-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që tu mbijetonte plagëve të marra.

Në foto: Xhanelo Tarja