Transmetuar më 17-08-2022, 14:39

Greqi- Një 5-vjeçar ka ndërruar jetë në një spital në Spartë të Greqisë.

Fëmija ishte zgjuar sot rreth orës 07:00 me dhimbje të forta koke.

Ndërsa pak më vonë e ëma vuri re se fëmija po nxirrte shkumë nga goja.

Për rrjedhojë ajo e çoi menjëherë në spital.

Por për fat të keq, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, 5-vjeçari vdiq sot  rreth orës 9 të mëngjesit. (noa.al/M.D)