Transmetuar më 17-08-2022, 14:06

Libani- Kohët e fundit shkencëtarët kanë ngritur shqetësimin e pakësimit të bletëve.

Albert Ajnshtajn ka thënë se kur të zhduken bletët, njerëzimit do t’i vijë fundi katër vjet më pas, teksa një rëndësi të veçantë bleta e zë edhe në besimin mysliman.

E ndonëse kanë rëndësi të madhe për tokën, bletët po zhduken dita-ditës.

Miliona bletë në Australi janë futur në izolim dhe mijëra do të shkatërrohen pasi një parazit vdekjeprurës u zbulua në vend.

Për të mos u përballur komplet me zhdukjen e tyre pasi shihet me rrezik, Johny Abou Rjeily nga Libani ka befasuar miliona ndjekës në TikTok dhe Instagram duke publikuar disa video ku shihej se mjekra e tij është bërë koshere për bletët.

I guximshëm dhe pa frikë, Johny Abou Rjeily me një qetësi absolute thotë se këtë gjë po e bën për t’i treguar njerëzve se sa të rëndësishme janë bletët për botën. (noa.al/M.D)