Transmetuar më 14-08-2022, 18:33

Tiranë – Ditët e fundit media britanike i ka kushtuar vëmendje të veçantë emigrimit klandestin të shqiptarëve drejt Anglisë. Prej mëse tetë vitesh vendi po përballet me një shtim të theksuar dhe të përsëritur të emigrimit klandestin, nga varfëria në rritje, pasiguria për të ardhmen dhe pamundësimi nga shtetet evropiane dhe ShBA që të shkohet me viza të rregullta pune.

Gazetari Muhamed Veliu, i cili shumë vite ka jetuar dhe punuar si korrespondent në Londër, thotë se ka një interes të shtuar të gazetarëve për të mësuar më shumë mbi skemën e ikjes së shqiptarëve me gomone në Angli.

Veliu gjithsesi nuk jep detaje të kësaj skeme, por sugjeron njerëz të tjerë që sipas tij kanë njohuri të qarta mbi këtë.

“Shumë kolegë të medias shqiptare po më kërkojnë t’i ndihmoj me kontakte të shqiptarëve në Angli, që mund të flasin për valën e njerëzve që shkojnë me gomone në shtetin ishull", thotë Veliu dhe shton se ai do të sugjeronte një person që sipas tij ka ekspertizën e duhur të tregojë rrugën e emigrimit.

Do t’u sugjeroja një person… Është i duhuri, pasi… ka ekspertizën e duhur të tregojë si funksionon…”, shkruan ndër të tjera Veliu.