Transmetuar më 11-08-2022, 08:00

TIRANË- Ditën e sotme në vendin tonë do të ketë ndikim të rrymave ajrore të paqëndrueshme në mesditë. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta e mesatare, të cilat do të marrin zhvillim kryesisht në lindje e juglindje.

Në këto zona parashikohen shtrëngata shiu, breshër si dhe shkarkesa elektrike. Po kështu reshjet do të përfshijnë edhe zona të tjera malore dhe kodrinore por me karakter lokal.

Temperaturat në mëngjes do të luhaten 15-20 grade, vlerat maksimale do te jene me rënie 28-30°C në veri deri në 32-34°C në zonën e ulët.

Era, do të fryjë e lehtë dhe mesatare me drejtim veriperëndim-verilindje dhe në orët e mesditës në momentet me reshje dhe në bregdet erë e vrullshme. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3 ballë.