Transmetuar më 06-08-2022, 14:58

TIRANË- Fiona Nishani, vajza e ish-presidentit Bujar Nishani, ka sot ditëlindjen. Por duket se një person i mungon së shumti, është i ati, i cili u nda nga jeta disa muaj më parë. E sot nuk është pranë saj në ditën e lindjes.

"Gjithmonë do e pres një urim nga ty,"-shkruan ajo mbi foton e ndarë në rrjetet sociale.

Ish-presidenti Bujar Nishani ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare, në një spital në Gjermani, ku kurohej prej 21 Prillit nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. Ai u zgjodh në krye të shtetit në moshën 45-vjeçare, duke u bërë Presidenti në moshën më të re i Republikës së Shqipërisë.