Transmetuar më 04-08-2022, 21:24

TIRANË- Teksa Berisha po fliste për mediat në protestën që u organizua për vrasjen e Jonadës 7-vjeçare në Potam, nNjë qytetar është shprehur se ‘pleqtë duhet të largohen nga politika dhe duhet të heqin dorë’.

Ndërkohë, Berisha është shprehur që të mos reagojnë ndaj tij, ndërsa Flamur Noka ndërhyri dhe i tha që ishte socialist.

PJESË NGA BISEDA:

Qytetari: Hiqni dorë nga politika ju, hiqni dorë ju pleqtë!

Berisha: Lëre mos e luaj.

Noka: Militant socialist.

Berisha: Janë ata të cilët sa herë bien ngushtë kërkojnë që të largohet politika nga problemi, por politika është dhe do të jetë në epiqendër të problemit.