Transmetuar më 04-08-2022, 21:03

Tiranë- Ka përfunduar protesta e mbajtur sot nga qytetarët për vrasjen e 7-vjeçares Jonada, në plazhin e Potamit, Himarë nga Arjan Tase.

Qytetarët kanë paralajmëruar se nëse për 72 orë nuk shkarkohen ministrat Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, ata do të dalin sërish për të protestuar, ditën e hënë në orën 19:00.

“Nëse deri ditën e hënë kryeministri nuk shkarkon Çuçin, Nanon dhe Kumbaron ne do të vijojmë me protesta të pandalshme, vrasja e Jonadës nuk mbyllet këtu, do të kërkojmë drejtësi. Rama mund të thotë nuk dua por njerëzit erdhën me vrap, tek ajo derë kryeministrie nuk do të ketë më qirinj, por do t’i vëmë zjarrin. 72 orë kohë për drejtësi për shkarkimin e dy ministrave dhe kreun e policisë, 72 orë kohë për drejtësi”, thanë protestuesit.