![](https://noa.al/newsImages/2022/08/640-0-62ebb5541f908.jpg)
Tiranë- Vendi ynë ditët e fundit gjeti pak “paqe” nga vala e të nxehtit.
Gjithsesi tre ditët në vijim, e premte, e shtunë dhe e diel, do të përballen me temperatura më të larta sesa java që lamë pas.
Mbi 38 gradë Celsius, temperaturat do të jenë në qytete si Berati, Elbasani dhe Gjirokastër, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë më e freskët.
Era do të bëhet problematike, do të fryjë 40-45 km/h, kryesisht në hapësira detare dhe brigje. Por duke qenë se vendi ynë ka disa vatra aktive, mund të ndihmojë në përhapjen e flakëve dhe të vështirësojë punën e zjarrfikësve.
Pritet që gushti të jetë i nxehtë. Megjithatë, java tjetër do të jetë sërish freskim moti dhe ulje temperaturash. (noa.al/M.D)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd