Transmetuar më 04-08-2022, 16:26

Tiranë- Një 60 vjeçare dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkak të problemeve shëndetësore dhe si pasoje mjeti ka ka dal nga rruga.

Pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, kjo shtetase është gjetur pa shenja jete.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Laknas, Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (noa.al/M.D)