Transmetuar më 03-08-2022, 17:46

Itali- Policia italiane ka vënë në pranga një 47-vjeçare, e cila i mashtronte meshkujt me të cilët dilte dhe shoqërohej duke përdorur qetësues për t’i droguar, në mënyrë që t’u merrte para.

Të paktën gjashtë meshkuj të moshës nga 27 deri në 84 vjeç, që kanë rënë pre e skemës së saj.

Karabinierët morën disa deklarata nga viktimat e 47-veçares.

Një 83-vjeçar ka raportuar se e ka zënë gjumi në shtëpi pasi ka pirë çaj kamomili me 47-vjeçaren.

Në spital, më pas kuptoi se gjerdani që mbante dhe unaza e martesës në gisht ishin zhdukur.

E njëjta procedurë për një 84-vjeçar të takuar në një lokal, i cili u gjend pa 50 eurot që kishte në portofol, por edhe për një 51-vjeçar nga Milano, i ftuar në kinema për të parë filmin më të fundit të agjentit 007 dhe e gjeti veten në urgjencë pa 150 eurot që kishte në portofol.

I përfshirë edhe një pensionist 71-vjeçar, i mbetur në rrugë i shtangur në stacionin e Torinos.

Ndërkohë, një 67-vjeçar nga Brianza, i cili u zgjua në shtëpinë e tij, i grabitur dhe i pavetëdijshëm për atë që kishte ndodhur një natë më parë, tha për mediat: “Më kujtohet vetëm një pije së bashku, një sodë portokalli. Pastaj rashë në një gjumë të thellë”.

Në listë është edhe një 27-vjeçar, i cili kishte zbritur nga Val Badia për të takuar personalisht gruan të cilës i është afruar përmes chat-it në rrjetet sociale.

Është e vështirë të kuptosh se si 47-vjeçarja Tiziana Morandi besonte se mund t’ia hidhte paq nga kjo metodë e drogimit të burrave për t’i vjedhur më pas, derisa karabinierët e ndaluan me akuzën se kishte droguar të paktën gjashtë burra, duke u ofruar pije të mbushura me benzodiazepinë (të cilat ajo i blinte me certifikata false).

Ndërkohë pas drogimit ajo iu kishte vjedhur viktimave të saj sende ari, para cash dhe karta krediti. (noa.al/M.D)