Transmetuar më 01-08-2022, 18:05

TIRANË- Tayna është një ndër këngëtaret më të famshme në Shqipëri dhe jashtë saj.

Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, e cila poston nga përditshmëria dhe projektet e saj muzikore.

Tayna ka dhënë intervistë për gazetën e famshme zvicerane.

Bëhet fjalë për 20minuten, gazetë e cila shpesh herë ka shkruar për shqiptarët.

Loredana, Mozzik e Ledri Vula kanë qenë disa nga artistët me të cilët kjo gazetë ka bërë intervistë duke vënë në pah sukseset e tyre.

Tayna së fundmi publikoi bashkëpunimin e saj të parë me Mozzik me titull “Lakmitare” projekt ky që i theu të gjitha rekordet me klikime madje qëndroi në vendin e parë në shumë vende të huaja përveç trojeve shqiptare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit