TIRANË- Një sulm i paprecedentë kibernetik i ndodhi sistemeve online shqiptare mes tyre edhe portalit kryesor të shërbimeve e-Albania. Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, Linda Karcanaj ka bërë me dije se 98% e shërbimeve online janë funksionale pas sulmit kibernetik që zgjati për 14 ditë. Karcanaj shtoi se është kthyer në funksion edhe e-albania, por po punohet ende për njehsimin e diplomave dhe lëshimin e certifikatave, listës së notave dhe vërtetimin e diplomës, kryerjen e pagesës së ujit dhe energjisë elektrike. Por edhe për shërbimet e tjera që nuk janë rikuperuar ende.
Po ashtu, ajo dha të dhënë edhe lidhur me sulmin, duke shtuar se hackerat kërkonin zhdukjen e të gjitha sistemeve kritike dhe qeveritare.
"Unë jam sot këtu për t’ju thënë se pas 14 ditësh pune të pandërprerë, më në fund u bë e mundur që administrata t’i kthehet punës hap pas hapit. Përgjigjia jonë ka qenë në dy fronte, rikuperimi i punës dhe izolimi i aktivitetit keqdashës. DART team ka udhëhequr këtë investigim dhe po punojnë me ne, e kjo sipas vlerësimit nga ana e tyre e këtij sulmi që nuk kishte ndodhur ndonjëherë në vendin tonë. Aktiviteti i parë nisi me një sulm me inkriptimin e të dhënave. Por në rastin kontrekt nuk ishte ashtu, për fshirjen e të gjitha sistemeve kritike dhe qeveritare. Nuk pati asnjë humbje të dhënash sepse u krye izolimi i tyre. Falë bashkëpunimit me partnerët dhe punës së madhe që është bërë nga stafi i AKSHI-t që këto 2 javë nuk kanë vënë gjumë në sy. Faqet u kthyen në sistem brenda 12 orësh. Mbi 98% e shërbimeve online janë fuksionale. E-Albania u rikthye në funksion se gjeneroheshin dokumente elektronike. Të vetmet shërbime që po punohet janë diplomat dhe certifikatat të lëshuara nga institucionet e huaja, lista e notave dhe kryerja e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike. Falenderoj stafin e AKSHI-t të gjithë ekspertët e kompanive lokale dhe Microsoft. Punonjësit e administratës qëndruan me durim ër të kryer të përditshmen e tyre. Të gjithë aktorët janë vënë në gatishmëri të plotë. Po bëhet një hetim i thelluar dhe për organet tona kompetente. Duhet të lëmë organet për të zbardhur këtë krim kibernetik,"-tha drejtoresha e AKSHI.
Linda Karcanaj
Deri më tani, hetimet po drejtohen drejt mundësisë së një sulmi kibernetik për të destabilizuar vendin. Ka dyshime se këto sulme vijnë nga jashtë Shqipërisë, nga një vend tjetër por pa u specifikuar se cili është ky shtet jo mik për Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama tha dje se dyshohet tek dy vende jomike, por nuk dha detaje të tjera.
Përfaqësuesi i skuadrës speciale të Microsoft për sigurinë kibernetike, Kevin Chin foli për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë. Gjatë konferencës së sotme, Chin lexoi deklaratën e Kelli Bizel, zv.presidentes të koorporatës së tyre për sigurinë në Microsoft, duke theksuar edhe njëherë forcën e sulmit kibernetik.
“Microsoft është e përkushtuar për të ndihmuar klientët tanë për të arritur më tepër duke qenë të sigurt. Gjatë kësaj ngjarje ne mobilizuam shpejt njësinë tonë të reagimit që të ndihmojë qeverinë shqiptare të rikuperohet nga ky sulm kibernetik. Microsoft do të vijojë partneritetin me Republikën e Shqipërisë me menaxhimin e sigurisë kibernetike duke rritur nivelin mbrojtës nga sulmet keqdashëse,”- tha Chin.
Deri më tani, hetimet po drejtohen drejt mundësisë së një sulmi kibernetik për të destabilizuar vendin. Ka dyshime se këto sulme vijnë nga jashtë Shqipërisë, nga një vend tjetër por pa u specifikuar se cili është ky shtet jo mik për Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama tha dje se dyshohet tek dy vende jomike, por nuk dha detaje të tjera.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd