Transmetuar më 25-07-2022, 15:39

Këtë vit Samsung prezantoi serinë e re Galaxy S22. ‘’Ylli’’ i kësaj serie është Galaxy S22 Ultra, i cili bashkon më të mirën e dy trashëgimtarëve të smartphone-ve: fuqinë e Note me kamerën e nivelit profesional dhe performancën e serisë S.

Ai ka një ekran me pamje fantastike, një çip të fuqishëm dhe SPen të dobishëm për të realizuar funksione shtesë.

Megjithatë, forca e tij e vërtetë është te sistemi i kamerave, pasi është smartphone me kameran më të mirë Android në treg.

SPen i integruar

Galaxy S22 Ultra është pajisja e parë në serinë S që vjen me një SPen të integruar, një nga aksesorët më të preferuar të series Note. SPen i ri ka 70% më pak vonesë për një ndjenjë edhe më realiste të shkrimit dhe vizatimit në ekranin e madh 6,8 inç Dynamic AMOLED 2X.

S Pen është gjithashtu është i certifikuar IP68 për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit.

Performanca dhe jetëgjatësia e baterisë

Galaxy S22 Ultra është pjesë e serisë së parë Galaxy S që është e pajisur me procesorin më të fundit 4 nm, i cili fuqizon përpunimin më të avancuar të AI dhe ML të Samsung. Ai përmban Wi-Fi 6E, deri në dy herë më shpejt se Wi-Fi 6. Kjo do të thotë që ju mund të shijoni performancë të pakrahasueshme në të gjitha aplikacionet tuaja më të përdorura, pavarësisht nëse jeni duke luajtur ose duke punuar. Gjithashtu, ka një bateri e fuqishme që zgjat më shumë se një ditë e plotë përdorimi aktiv. Bateria mund të karikohet në kohë rekord falë karikuesit 45 W, ndaj mund të përdorni funksionet dhe aplikacionet e avancuara të Galaxy S22 Ultra gjatë gjithë ditës, pothuajse pa pushim.

Një sistem kamerash i nivelit profesional

Me sensorët masivë të pikselëve dhe pikselët që ndryshojnë formën, ky smartphone ka kamerën e nivelit profesional më të avancuar deri më tani në gamën e pajisjeve Samsung. Galaxy S22 Ultra është ndërtuar me një sensor 2,4um piksel (23% më të madh në krahasim me S21 & S21+), i cili së bashku me teknologjinë Adaptive Pixel bën të mundur që lentet e kamerës të kapin më shumë dritë dhe detaje.

Veçoritë e avancuara të Nightography të disponueshme ju lejojnë të kapni video dhe foto të pastra si në kamerën e përparme ashtu edhe në atë të pasme, pavarësisht nëse jeni duke regjistruar gjatë ditës ose natës. Plus, lentet e përparuara Super Clear Glass të S22 Ultra ju ndihmojnë të bëni video më të qarta gjatë natës.

Gjithashtu, S22 Ultra me sistemin Dual Tele Zoom ofron zmadhim optik të fuqishëm, duke kaluar nga 3x në 10x. Pastaj, lenteja e dyfishtë e palosur dhe super rezolucioni i përmirësuar me inteligjencë artificiale vazhdojnë veprimin derisa të jesh 100x më pranë aksionit, pa bërë asnjë hap.

Ngjyra ikonike dhe dizajn rezistent

Me lentet e kamerës së integruar dhe një kornizë metalike që krijon një efekt pasqyrë, Galaxy S22 Ultra përfaqëson pamjen dhe ndjesinë më premium të Samsung. Përveç anës vizuale, Galaxy S22 Ultra është prodhuar me Armor Aluminium dhe Corning® Gorilla® Glass Victus®+ në pjesën e përparme dhe të pasme, që e bëjnë këtë smaartphone një pajisje të qëndrueshme dhe rezistente. Ai vjen në katër opsione ngjyrash: e zezë, e bardhë, jeshile dhe ngjyra më e re për S22 Ultra, vishnje.

Samsung Galaxy S22 Ultra është një zgjedhje e shkëlqyer, nëse ajo që dëshironi është një smartphone që mund të bëjë gjithçka. Tani e gjithë seria Galaxy S22 është e disponueshme në Shqipëri dhe për më shumë informacion vizitoni https://www.samsung.com/al/. /noa.al