Transmetuar më 23-07-2022, 16:28

Pajisjet IQOS® dhe Marlboro HeatSticks® nuk janë aktualisht të disponueshme për shitje në SHBA për shkak të një urdhri të lëshuar në një rast për shkelje të patentave të paraqitur nga RJ Reynolds (RJR), raporton noa.al duke cituar një komunikatë publike të IQOS në SHBA.

Plastikë në cigaret Heets që përdoren me IQOS. Alarmohen duhanpirësit, kompania jep versionin e saj

Urdhri vendosi një ndalim importi për të gjitha produktet IQOS® në SHBA dhe një urdhër ndalimi për marketingun dhe shitjen e produkteve të importuara tashmë në SHBA.

Philip Morris që ka në pronësi IQOS, nuk është në gjendje të thotë nëse do të ketë rikthim të tyre në SHBA.

Iqos u legalizua në SHBA në fund të 2019 por kaloi vetëm pak kohë dhe u ndalua shitja e tij.

Kompanisë iu desh të hiqte IQOS-in nga tregu për shkak të ndalimit të importit dhe urdhrave të ndërprerjes dhe ndalimit nga Komisioni Ndërkombëtar i Tregtisë së SHBA-së (ITC).

Siç raporton noa.al, ITC vendosi që Philip Morris International dhe Altria duhet të ndalojnë shitjen dhe importimin e produktit.

Vendimi i 29 shtatorit 2021, i cili hyri në fuqi dy muaj më vonë, pasoi një konstatim se IQOS shkel dy patenta nga British America Tobacco Group, kompania mëmë me qendër në Londër e Reynolds American Inc.

Ne po punojmë shumë për një zgjidhje për t’i bërë këto produkte sërish të disponueshme sa më shpejt të jetë e mundur. /noa.al

Foto: Iqos, Facebook

FDA ndalon cigaret elektronike: Po shkatërrojnë jetën e qytetarëve, sidomos të rinjtë