MAQEDONI E VERIUT- Ishte një festë, por befas u kthye në tragjedi.
Një 22-vjeçare nga Kumanova, e cila po festonte me shoqet e saj në pishinën e një hoteli në qytetin e Shkupit, humbi jetën tragjikisht pasi ra në kontakt me energjinë.
Rastin e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme përmes një njoftimi.
“Më datë 22 korrik 2022, 11 minuta pas mesnate, në stacionin policor Bit Pazar në Shkup, u denoncua se në objektin hoteleri ka vdekur 22 vjecarja me iniciale L.S nga Kumanova’.
Vajza 22-vjeçare, sapo ka dalë nga pishina e ka marrë telefonin e saj i cili ka qenë në proces karikimi dhe në këtë moment është shtrirë ne tokë pa ndjenja. Edhe pse të resë iu dha ndihma e parë, sërish nuk ia doli që të mbijetonte.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd