Transmetuar më 22-07-2022, 14:09

Tirana- Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në Twitter pas lajmit të shpalljes ‘non-grata’ të Berishës nga Britania e Madhe.
Me ironi, Rama ka ndarë në Twitter, kopertinën e librit të diktatorit Enver Hoxha me titull "Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë", për të treguar se sipas tij, sa herë që perëndimi ka të drejtë, ata që janë kundër flasin për armiqësi që nuk ekzistojnë.
NO COMMENT? pic.twitter.com/MjQisr5D0T
— Edi Rama (@ediramaal) July 22, 2022
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





