Transmetuar më 14-07-2022, 13:36

Si kurrë më parë, pizitiviteti i tamponëve që bëhen për të zbuluar të infektuarit me kovid, ka arritur në mbi 70 për qind, raporton noa.al.

Burime nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë të ditur për noa.al se ka një shtim progresiv të rasteve ditore të infektimeve dhe vdekjet po bëhen sërish të përditshme.

Të paktën 70% e testimeve ditore për prani të infeksionit COVID në pikën e qendrës shëndetësore nr. 8 Tiranë dalin pozitivë, thotë mjekja e kësaj qendre Violeta Kaçorri.

Ajo që shqetëson edhe më shumë është se po vdesin njerëz të vaksinuar dhe po infektohen plot njerëz të vaksinuar dhe që janë infektuar edhe më parë.

Një shqetësim tjetër është se shumë të infektuar, pasi kalon tri ditë nga fundi i simptomave të kovidit, i rikthehet temperatura e lartë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë po i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Msh pretendon se vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Megjithatë fakt është se po vdesin të vaksinuar.

Në 24 orët e fundit dolën afro 1600 të infektuar. Në spital janë 30 të shtruar dhe çdo ditë raportohen vdekje. Aktualisht janë mbi 7 mijë të infektuar në Shqipëri, ku 4500 janë në Tiranë. /noa.al