Transmetuar më 11-07-2022, 11:52

Një vajzë vetëm 6 vjeçe i ka treguar nënës së saj se ishte prekur në mënyrë të neveritshme nga kushëriri që duhet të ishte me të për ta mbajtur pak orë që e ëma ishte në punë.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, raporton noa.al duke cituar burime nga Policia e Shtetit që nisi një hetim dhe ndaloi burrin e dyshuar, S.X., 60 vjeç.

I dyshuari, ka shkuar në banesën ku jeton stërmbesa 6 vjeçe, pasi e ka lutur mbesa e tij, mamaja e të voglës, që ta mbikëqyrte për pak orë që ishte në punë se nuk kishte me kë ta linte.

Duket se ky ishte rasti ideal për 60 vjeçarin. Teksa qëndronin në shtëpi, ai dyshohet të ketë abuzuar me trupin e zhveshur të të voglës duke kryer vepra të turpshme.

Dyshimet për aktin e shëmtuar erdhën pasi nëna, me të mbërritur në shtëpi, pa se fëmija ishte pa mbathje dhe nisi të krijojë idenë e tmerrshme se daja mund të kishte abuzuar me të voglën e saj.

Vajza 6 vjeçare e marrë në pyetje, ka treguar me naivitetin e moshës se 60 vjeçari e kishte lëpirë si akullore në trup dhe në organin gjenital.

Burimet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bëjnë me dije se i dyshuari tashmë në pranga, ka mohuar të ketë abuzuar me të voglën. Por duket se provat dhe dëshmitë ndaj tij janë më të forta se pretendimi. /noa.al

Foto arkiv