Transmetuar më 10-07-2022, 15:53

Sonda kozmike kineze "Chang’e-4" përfundon ditën e 44-t hënore të punës

Zbritësi dhe roveri i sondës "Chang’e-4" kanë kaluar në "gjendjen e fjetjes" për natën hënore, pasi kanë punuar në mënyrë të qëndrueshme për ditën e 44-t hënore ose ditën e 616-të sipas ditës së Tokës.

Ndërrimi i gjendjes së zbritësit u bë në 6:00 të mëngjesit të së mërkurës sipas orës së Pekinit, dhe e roverit "Yutu-2" në orën 19:14 të së martës, sipas Qendrës së Programit Hapësinor dhe të Eksplorimit Hënor të Administratës Kombëtare të Hapësirës të Kinës.

Një ditë hënore është e barabartë me 14 ditë në Tokë. Roveri hënor, i cili kalon në gjendjen e fjetjes gjatë natës hënore për shkak të mungesës së energjisë diellore, ka udhëtuar 1 239.88 metra në anën e largët të Hënës, njoftoi Qendra.

Sonda "Chang’e-4", e nisur më 8 dhjetor 2018, e bëri uljen e parë të butë në kraterin "Von Karman" në pellgun e Polit të Jugut-Aitken në anën e largët të Hënës më 3 janar 2019.

Deri tani zbritësi "Chang’e-4" dhe roveri "Yutu-2" kanë punuar për më shumë se tre vjet në anën e largët të Hënës, duke mbledhur mbi 3 800 GB të dhëna shkencore.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd