Neptun Albania u shpall fitues i edicionit të nëntë të kampionatit të volejbollit të Grupit BALFIN, në një atmosferë festive, në Parkun Olimpik në Tiranë.
Kjo është hera e gjashtë nga 9 finalet ku ka marrë pjesë, që Neptun ngre kupën e kampionit, kupë e cila iu dorëzua nga zv. Presidenti i Grupit BALFIN Julian Mane.
Në finalen e katërt ndaj rivalëve historikë të ACREM, Neptun fitoi me rezultatin 3-1, duke fituar setet përkatëse 25-12, 25-11, 23-25, 25-13.
Finalja pati grintë dhe ishte e luftuar. Të dyja skuadrat u përpoqën të jepnin maksimumin e tyre. Fillimisht loja u duke se po merrte drejtimin në favor të Neptun që i fitoi lehtësisht dy setet e para.
Por ACREM reagoi me grintë duke fituar setin e tretë dhe duke e rihapur përkohësisht lojën. Atëherë kur pritej që ACREM të vazhdonte kthesën, Neptun e vulosi fitoren duke ia dalë mbanë edhe në setin e katërt.
Një vit më parë ishte ekipi i Mane TCI që u shpall kampion në finale me Neptun, ndërkohë që kjo e fundit rikuperoi duke u shpallur kampione në finale ndërkombëtare, ku u përfshinë edhe finalistë nga ekipet e kompanive të Kosovës.
Dy titujt e tjerë të historikut të këtij turneu janë fituar nga Balfin dhe ACREM.
Eventi final u moderua nga Jenida Vladi e TV Scan dhe në ceremoninë e festimit u dhanë edhe çmime të tjera.
Jumbo mori titullin e ekipit “Fair Play”.
Flora Kaca e ACREM u shpall lojtarja më e mirë femër.
Alban Skënderaj i Neptun mori titullin e “Lojtarit më të Vlerësuar” të kampionatit.
Kliton Saraçi i Elektro-Servis mori çmimin e “Shuterit më të mirë”.
Ky kampionat ka një rëndësi të madhe për Grupin BALFIN, pasi përveç socializimit dhe forcimit të frymës së skuadrës mes punonjësve, si dhe jetesë së shëndetshme, ai përfaqëson më së miri një prej vlerave themelore të Grupit, atë të “Bashkëpunimit”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd