Transmetuar më 07-07-2022, 13:30

Gazetari investigativ Kastriot Myftaraj,  56 vjeç, është gjetur sot i vdekur pranë banesës së tij në Tiranë.

Policia thotë se moderatori i emisionit investigativ Ju flet Moska, është vetëvrarë.

“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi Kastriot Myftaraj, 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kastriot Myftaraj ishte kritik ndaj qeverisë dhe shumë herë e ka fshikulluar atë me lajme që sugjeronin afera korruptive.

Në tetor 2003 ai ishte arrestuar nën akuzën e nxitjes së urrejtjes fetare.

Në 2017 ishte arrestuar sërish pasi bëri në shkrim kritik ndaj ambasadores së BE, Romana Vlahutin ku madje bënte thirrje për dhunë.

/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd