Transmetuar më 06-07-2022, 09:50

Mbrëmë u rrit, sot pëson një ulje të vogël. Çmimi i karburanteve në vendin tonë është bërë një “sport” më vete. Çfarë ta sjell mëngjesi nuk e zë darka në karburantet shqiptare. Ndoshta këtu ndikon edhe çmimi në bursë, por kësi luhatjesh me orë duken të pashpjegueshme.

Gjithsesi, një ditë para protestës së opozitës, bordi i transparencës ka vendosur të bëjë një “skonto”, qoftë edhe për ta shfryrë sadopak zemërimin e qytetarëve.

Kështu, në mbledhjen e sotme, 6 korrik, bordi i transparencës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 229 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 217 ekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 6 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë