Transmetuar më 05-07-2022, 09:39

SHBA- Një ditë më parë një masakër e vërtetë ndodhi kur një reper 22 vjeçar dyshohet se qëlloi drejt turmës që po festonte festën e pavarësisë në periferi të Çikagos.

Robert ‘Bobby’ Crimo III u kap nga policët në North Lake Forest, Çikago, pas orës 19:00, raportojnë mediat.

Policia tha se Crimo hapi zjarr nga një çati, drejt një turme që në fillim u ngatërrua me fishikzjarre në Ditën e Pavarësisë. Zona ka një komunitet të madh hebre, megjithëse policia ende nuk ka ndarë një motiv të mundshëm për masakrën e së hënës.

Një faqe në IMDb për të dyshuarin e përshkruan atë si një ‘reper, këngëtar, kompozitor, aktor dhe regjisor nga Çikago.’ Videoja më e shikuar në kanalin e reperit në YouTube është videoklipi i këngës së tij: ‘On My Mind’.

Biografia vazhdon duke thënë se karriera e tij muzikore filloi kur ai ishte 11 vjeç kur Crimo filloi të ngarkonte muzikë në internet. Muzika e tij është në zhanrin e LoFi rap, sipas faqes së tij Spotify.

Ai ka publikuar tre albume, i pari në vitin 2017 i titulluar "Mesazhe", i cili u pasua me "Observer" të vitit 2018 dhe "Aëake the Rapper" të vitit 2021. Këtë vit ai publikoi një EP të titulluar: "Brainëashed". Këngët përfshinin: ‘Dead Again’ dhe ‘I Am the Storm’. Crimo ka mesatarisht 16 000 dëgjime në muaj në Spotify dhe me pasuri mbi 100.000 dollarë neto.

Në postimin e tij më të fundit në Tëitter nga tetori 2021 i dyshuari shkroi: "Unë nuk jam robot". Crimo duket se ka lidhje të gjata me zonën e Highland Park-ut pasi babai i tij, Bob Crimo, ka kandiduar për kryetar bashkie të qytetit në vitin 2020.

Pesë persona u vranë gjatë paradës, ndërsa viktima e gjashtë ndërroi jetë spital.

Vazhdojnë hetimet intensive për ngjarjen. /noa.al