Transmetuar më 04-07-2022, 20:23

SHBA- Festa e Pavarësisë është përgjakur sot në SHBA. 5 persona u vranë dhe 26 u plagosën mëngjesin e së hënës nga të shtënat në Highland Park, konfirmuan zyrtarët, duke u kërkuar banorëve të vazhdojnë të “strehohen në vend” pasi personi i armatosur mbetet i lirë.

Të shtënat ndodhën pak pas orës 10 të mëngjesit në qendër të qytetit, thanë autoritetet.

Spitali NorthShore Highland Park tha në një deklaratë se po trajton 26 persona, pesë prej të cilëve u transportuan në spitalin NorthShore Evanston.

“Një shumicë dërrmuese pësuan plagë me armë zjarri dhe të tjerët pësuan lëndime si rezultat i kaosit që pasoi në paradë,” tha Spitali NorthShore Highland Park.

“Ne u mobilizuam shpejt dhe brenda 30 minutave pas ngjarjes patëm 20 mjekë shtesë’, Deklaroi spitali.

Policia është vënë në kërkim të autorit.