Në pritje për të mësuar se cila do të jetë e ardhmja e tij futbollistike, Nicolò Zaniolo është duke shijuar pushimet para se të rikthehet në stërvitje për sezonin e ri.
E përjavshmja “Chi”, pasi tregoi babain Zaniolo, i cili filloi pushimet në Sardenjë, i bashkuar me ish-in Sara Scaperrotta dhe djalin e tyre Tommaso, i cili në korrik do të shuajë qiriun e parë, i dha vetes edhe një pushim të vogël në Ponza.
Në varkë, në shoqërinë e disa miqve, Zaniolo shkëputet dhe shijon diellin, detin dhe relaksin, duke kaluar ditët në shoqëri të mirë. Me Zanilon, siç shkruan “Chi”, është edhe bukuroshja shqiptare Kejdis Bardhi, me origjinë nga Rrësheni, e cila me profesion është stiliste flokësh.
Në fotot e publikuara nga revista e drejtuar nga Alfonso Signorini konstatohet një ndjenjë të veçantë mes Zaniolo dhe Kejdis. A do të jetë ky fillimi i një miqësie të bukur? Të presim e të shohim.
Mes një zhytjeje në det dhe një tjetre, në fotot e revistës së përjavshme “Chi” shihet Zaniolo i qetë dhe i relaksuar, i cili gjithashtu kënaqet në një balet të improvizuar me bukuroshen Kejdis. Përveç kësaj, futbollisti shtrihet pranë saj për të shijuar diellin, duke mos harruar bisedat.
Asnjë puthje dhe gjest intim nuk është kapur ende nga paparacët, që mund t’ju bëjnë të mendoni për fillimin e një lidhjeje. Megjithatë, “Chi” tregon se përveç Kejdis, për Zaniolon nuk do ka asnjë femër tjetër.
Për lojtarin, pra, a do ta sjellin dashurinë e munguar ditët e fundit të pushimeve, para se të rikthehet zyrtarisht në stërvitje për sezonin e ardhshëm futbollistik? Për momentin gëzon shoqërinë e mirë të miqve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd