Transmetuar më 27-06-2022, 07:26

Ukrainë- Pamjet satelitore tregojnë se sa dëmtime kanë shkaktuar raketat dhe predhat ruse në lindje të Ukrainës.

Tashmë pjesë të qyteteve ukrainase Severdonetsk, Bogorodichne, Slovyansk dhe Dovhenke janë shkatërruar në masë të madhe, sipas imazheve të reja satelitore të kompanisë amerikane Maxar Technologies, sipas BBC.

Luftimet e ashpra kanë bërë që pjesa më e madhe e qyteteve të shkatërrohen plotësisht.

Aktualisht rusët kontrollojnë shumicën e qytetit kyç, Severodonjeck, në Donbas.

Humbje të mëdha janë raportuar si në palën ukrainase ashtu edhe në atë ruse, teksa kreu i administratës ushtarake të rajonit ukrainas të Luhanskut tha se trupat ruse kontrollojnë shumicën e Severodonjeckut.