Transmetuar më 26-06-2022, 07:24

Kiev- Sulme me raketa në orët e para të mëngjesit mbi Kiev. Shpërthimet u dëgjuan në disa lagje të qytetit në orën 6:30 me orën lokale.

The Kiev Independent raporton për tre shpërthime që janë shkaktuar nga raketat ruse.

Paralajmërimi për sulmin ajror ka rënë disa herë gjatë natës në kryeqytetin ukrainas.

“Disa shpërthime ndodhën në lagjen Shevchenkivsky. Ekipet e shpëtimit dhe ambulancat ndërhynë në vend,” shkroi kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko në një telegram.

Ndërkohë, deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko shkroi në Twitter: “Janë dëgjuar katër shpërthime, tani ka tym të zi mbi qytet. Raketat kanë goditur ndërtesat e banimit, ende nuk ka informacione për viktima të mundshme”.