Transmetuar më 25-06-2022, 21:59

Tiranë- Meridian Ramçaj, ish-banor i Big Brother VIP, ka ardhur në një rrëfim ndryshe në një emision.

Në një rrëfim për karrierën dhe familjen, Meridiani nuk nguroi të tregonte dhe dashurinë e madhe që ka për ëmbëlsirat, duke zbuluar gjithashtu edhe përpjekjet e ndryshme për të humbur peshë. Një nga zhgënjimet më të mëdha sipas tij ka qënë vendosja e balonit gastrik.

“Unë gjithmonë kam patur problemin e shëndetit, shëndoshu, dobësohu. Në 2014 kam provuar balonin gastrik. Për mua një nga mashtrimet më të mëdha është baloni gastrik, atë ditë që ti e vendos nuk t’i tregojnë të gjitha truket e balonit. Kur e vendos balonin ai zë gjysmën e stomakut, dhe nëse ti e tejkalon atë, se e dimë që stomaku është një muskul që zmadhohet, dhe pa e kuptuar të shtosh dhe një kafshatë përditë, dhe stomaku ka tendencën për t’u zmadhuar pavarësisht se është baloni”, u shpreh Meridiani.